Tërmet i fuqishëm në veriperëndim të vendit

29/12/2014 00:00

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orë 21:34 minuta të mbrëmjes së të hënës në pjesën veriperëndimore të vendit, nga qyteti i Durrësit deri në Shkodër.

Qendra e Kontrollit të Lëkundjeve Sizmike të Bashkimit Europian ka bërë të ditur se tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë dhe epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, rreth 35 kilometra nga qyteti i Lezhës.

Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga një lëkundje e dytë më e lehtë me magnitudë 2.5 ballë.

Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.

Top Channel