Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte Monika, ishte ministre e brendshme. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore I ftuar në studion e Top Channel përgjatë edicionit qëndror të lajmeve, ka qenë edhe kapiteni i anijes luftarake “Butrinti”, Ermal Hila, i cili me ekuipazhin e tij mori pjesë në operacionin e shpëtimit të tragetit italian, që u përfshi nga flakët pranë Korfuzit.
TCH: Ju sapo keni mbërritur nga Vlora, sa i vështirë ka qenë operacioni i shpëtimit dhe sa ka zgjatur?
Ermal Hila: Ka zgjatur që më 8 e 35 kur morëm urdhrin për të dalë nga baza e Pashë Alimanit dhe mbërritëm në 11 e 25 për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit. Gjëja e parë që u përpoqëm të bënim ishte të vinim nën kontroll flakët, për të mos rrezikuar jetët e pasagjerëve të gjendur në anije, pasi afrimi ishte thuajse i pamundur
TCH: Kur jeni lajmëruar ju për të shkuar për ndihmë dhe sa forca shqiptare kanë marrë pjesë??
Ermal Hila: Ka qenë vetëm anija Butrinti dhe më pas u nis edhe anija Iliria
TCH: A kishim forca ajrore të pranishme në operacion?
Ermal Hila: Nuk kemi pasur forca ajrore.
TCH: Në çfarë situate ishte trageti kur ju mbërritët dhe sa njerëz keni evakuuar ju?
Ermal Hila: Trageti ishte i mbytur në flakë, mbajtëm nën kontroll ato për 15 minuta. Njëri ra në ujë dhe një anije e vogël iu afrua për ta shpëtuar. Më pas vepruan anijet e tjera që ishin më pranë se ne, që evakuuan personat.
TCH: Si mund të shpëtohen njerëzit në raste të tilla?
Ermal Hila: Është e pamundur që t’i afrohesh një trageti që mbytet në tym dhe për më tepër për shkak të kushteve natyrore. Evakuuimi zhvillohej vetëm me helikopter, si mënyrë e vetme për shpëtimin. Anija jonë dhe rimorkiatorët thjesht kontrollonin flakët që të mos përhapeshin.
TCH: Sa mundësi ka që të hedhurit në det të mbijetojnë për një kohë kaq të gjatë?
Ermal Hila: Nuk besoj të ketë të gjallë. Ka një afat kohor për qëndrimin e trupave në ujë në këtë mot të keq. Ne gjetëm një trup të pajetë në ujë dhe njoftuam autoritetet e huaja për ta marrë atë, pasi Butrinti ka një strukturë të lartë për të ndihmuar në marrjen e trupit.
TCH: Anija ende po lundron në det pa pasur ende një mundësi për ta ankoruar. Ju si mendoni, çfarë mund të ndodhë dhe përse nuk ankorohet në portet shqiptare?
Ermal Hila: Nuk kam shumë informacion, padyshim që do të ishte shumë më e thjeshtë që ai traget të ankorohej në portet tona, që janë shumë më pranë se sa portet italiane. Ne kemi bërë disa herë thirrje, sipas autorizimeve të drejtuesve më të lartë, për t’iu ofruar gatishmërinë dhe portet tona për ankorim, por varet gjithçka prej organizatorëve të këtij operacioni.
Top Channel