U rrit apo jo çmimi i energjisë? Rama dhe Basha polemizojne në Facebook

27/12/2014 00:00

Eshte rritur apo jo çmimi i energjisë elektrike? Do të paguajnë apo jo
më shumë shqiptarët duke filluar nga 1 janari? Edi Rama thotë ‘Jo’!
Lulzim Basha thotë ‘Po’! Dhe nëpërmjet postimeve përkatëse në Facebook,
ata nuk lodhen duke mbrojtur virtualisht argumentet e tyre.

I pari ishte Edi Rama, i cili quan lajmetare genjeshtare gjithkend qe ka folur per rritje te çmimit te energjise. Dhe qytetaret sipas tij nuk duhet t’i harrojne keta lajmetare genjeshtare, qe i munduan disa muaj me radhe, duke u thene se çmimi do te rritej.

Po cfare ka ndodhur? Sipas Edi Rames ka ndodhur nje reforme. Eshte hequr vetem fasha 300 kw, qe siç thote ai, i jep fund vjedhjes se atyre qe fshiheshin pas saj.  Dhe jo vetem kaq. “Kjo reforme do te sjelle drejtesi, mireqenie, kursim energjie!” thote Kryeministri Edi Rama, i cili siguron “Çdo pensionist kryefamiljar, çdo invalid apo familje ne ndihme ekonomike se nga janari, do te kete ne pagen e vet leket per te paguar diferencen”.

Por e gjithe kjo per kreun e opozites Lulzim Basha eshte nje mashtrim. Ai u kërkon qytetareve te mos e besojne Edi Ramen, kur u thote se çmimi i energjise nuk eshte rritur, sepse, siç shprehet Lulzim Basha “eshte fakt zyrtar se cmimi i energjise u rrit nga 7.7 ne 9.5 leke.

Sipas zotit Basha “Edhe mashtruesit me ordinere nuk luftojne dot kunder fakteve te tyre” dhe sic shkruan ai, duke iu referuar Kryeministrit rama “Duhet te jesh genjeshtar patologjik te besosh se mund t’jua hedhesh njerezve perhere”.

Lulzim Basha e identifikon qeverisjen Rama -Meta me papunesine, varferine, rritjen e taksave dhe rritjen e çmimeve. ‘Durimi i shqiptareve ka nje kufi’, shkruan kreu i demokrateve, sipas te cilit “po vjen koha qe sharlataneve t’u tregohet vendin, si kudo ne boten e qyteteruar.
   
Per Partine Demokratike kjo do te thote rikthim ne stinen e protestave. Dhe kete e pohoi ne formen e nje ultimatumi, numri dy i forces me te madhe ne opozite, Arben Rristani.

“Edi Rama mashtroi shqiptarët duke thyer premtimin se do të ulte çmimin e energjisë. Edi Rama e rriti çmimin e energjisë elektrike dhe theu kontratën me qytetarët e bashkë me të edhe legjitimitetin e tij. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë rritjen me 25 për qind të çmimit të energjisë. Përndryshe do të përballet me protestat më masive dhe të fuqishme që ka njohur ndonjëherë vendi”, tha Ristani.

Top Channel