FOTO/ Ekzekutoi shokun në Paskuqan, ja kush është autori Sadik Llanaj. Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet se e eliminoi pas…
Dhjetra banorë të fshatit Drenovë në rrethin e Mallakastrës dolën në protestë kundër një kompania të nxjerrjes së naftës, e cila sipas tyre po u dëmton të mbjellat.
Banorët thonë se kompania po dëmton tokën dhe sidomos drurët frutorë që janë aktiviteti dhe burimi kryesor i të ardhurave për ta.
Ata shprehen se pemët janë prishur prej ndotjes së tokës dhe kërkojnë nga kompania dëmshpërblim për këtë.
Një tjetër kërkesë e tyre është edhe punësimi. Protestuesit kërkojnë që kompania të marrë në punë banorët e fshatit, që sipas tyre nuk ka ndodhur deri më tani.
Organizatorët e protestës i dhanë kohë kompanisë deri më datë 15 janar në plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën.
Top Channel