Britani, kapen klandestinët shqiptarë

23/12/2014 00:00

16 emigrantë shqiptarë në përpjekje për të kaluar kufirin drejt Anglisë janë ndaluar nga polica në portin francez të Diepe.

Ata ishin fshehur mes pemeve te Krishtlindjeve ne nje maune te ngarkur me peme, e cila po hypte ne tragetin e linjes qe te çonte ne portin anglez te Newheaven.

Te gjithe klandestinet jane derguar neper kampet e refugjateve me perjashtim te dy minoreneve. Ata u kapen nga zyrtaret e doganes gjate nje kontrolli rutinor, nderkohe qe dy shoferet polak te manueve jane arrestuar nga policia. Autoritetet si franceze ashtu dhe angleze, po hasin ne veshtirsi te medha per te penguar valen e emigranteve qe tentojne te hyne ne Britani.

Shqiptaret  mberrijne ne numra jo te vegjel ne ishull çdo dite dhe nje pjese e madhe e tyre jane te rinje nen moshe, nderkohe qe te tjeret kerkojne azil ose qendrojne ne te zeze.

Mjetet qe kane perdorur per te hyre ne ishull jane nga me diverset dhe me te rrezikshmet. Nderkohe qe ka pasur edhe shume fatalitete siç kane qene edhe se fundmi djegia e dy te rinjve brenda nje maune qe vinte nga Polonia drejt Britanise, apo edhe me heret hedhja nga treni i Eurostarit apo hedhja nga trageti ne rastet kur autoritetet kane dashur t’i rikthejne ne vendet nga kane ardhur.

Te rinjte nen moshe kryesisht nga Shqiperia sipas disa statistikave, perbejne grupin e dyte me te madh te minoreneve qe mbrijne nga vende te ndryshe te botes ne Britani per te kerkuar azil, pas sirianeve.
?

Top Channel