SHBA-ja kërkon ndihmën e Kinës për sulmet kibernetike

22/12/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara kërkuan ndihmën e Kinës për frenimin e sulmeve kibernetike korano-veriore ndaj Sony Pictures. Kompania hollivudiane ende shpreson se do të arrijë ta shfaqë komedinë e komplotit imagjinar mbi vrasjen e liderit të vendit komunist, Kim Jong Un.

Filmi “Intervista” qe shkëndija e ofensivës masive kibernetike ndaj Sony Pictures, për të cilën autoritetet amerikane nuk kanë asnjë dyshim se është ndërmarrë prej Penianit. Barak Obama premtoi masa “proporcionale” ndaj këtij sulmi, ku vetë Korea e Veriut mohon të ketë gisht e këmbëngul për një hetim të përbashkët me amerikanët.

Aleati i saj më i ngushtë Pekini nuk i ka kthyer ende përgjigje kërkesës së Uashingtonit për ndihmë. Filmi duhet të shfaqej në kinema ditën e Krishtlindjeve, por për shkak të sulmit dhe kërcënimeve anonime pafund, Sony u detyrua ta anulonte e siç thotë, po merr në konsideratë transmetimin në një platformë tjetër.

Vetë Obama e pa si gabim tërheqjen e kompanise hollivudiane. E kuptoj pozitën e Sony-t, ashtu siç kuptoj shqetësimin dhe detyrimet e saj. Por, më vjen keq që ata nuk më kontaktuan mua para vendimit të tyre. Do t’iu kisha thënë te mos binin pre e këtyre sulmeve kriminale, tha presidenti amerikan.

Ndërsa zëdhënësi i sigurisë kombëtare, Mark Stroh, u shpreh se po deshi vërtet të bashkëpunojë, Peniani le të pranojë fajin e të dëmshpërbleje Sony-n për dëmin e shkaktuar. Sipas FBI-së, gjatë sulmit kibernetik, janë nxjerrë detaje të skenarit të komedisë si dhe përmbajtja e e-mail-eve private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA