Suedi, gara e shtëpive prej ëmbëlsirash

21/12/2014 17:42

Një garë e veçantë Krishtlindjesh, ku ka vend për të gjithë, është organizuar në Suedi me sfidë të mirëpërcaktuar: ndërtimin e një shtëpie prej ëmbëlsirash xhenxhefili.

Nisma tërhoqi njerëz të grupmoshave të ndryshme. Shtëpitë e xhenxhefilit janë traditë e hershme e kërshëndellave në vendin skandinav dhe Qendra Suedeze e Arkitekturës dhe Dizajnit e organizon rregullisht prej 20 vjetësh një kompeticion të tillë.

130 vetë janë regjistruar deri tani në garën e këtij viti ku bukëpjekësve profesionistë e amatorë iu bashkohen mes të tjerësh edhe nxënës shkollash e arkitektë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA