I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë 2014” për sipërmarrjet më të suksesshme gjatë këtij viti, Kryeministri Edi Rama theksoi se tashmë ka marrë fund njëherë e mirë periudha kur sipërmarrja përdorej dhe nga qeveria.
“Shoqëria jonë prej dy dekadash nuk ka ditur të trajtojë figurën e sipërmarrësit. Qëndrimi i shtetit ndaj sipërmarrësit ka qenë krejt i dënueshëm. Ndërsa sektori privat është zhvilluar pas një perdeje të errët paragjykimesh”, tha Kryeministri.
Rama shtoi se deri në 31 dhjetor, qeveria do të paguajë 400 milionë dollarë të borxhit të mbartur ndaj biznesit, i cili arrin në vlerën e 720 milionë dollarëve.
Kryeministri Rama shprehu besimin për rritjen e bashkëpunimit sipërmarrje-qeveri, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre.
Top Channel