Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Turqia ka kohë që nuk përbëhet më nga lënda, prej së cilës janë bërë shtetet me aspirata legjitime për anëtarësim të shpejtë në BE. Euforia e dikurshme për mundësinë e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, tashmë ka marrë fund në këtë vend.
Por edhe shpresat e krerëve kryesorë të vendeve të BE-së, për qeverinë në një partner të besueshëm në çështjet ekonomike dhe të sigurisë në periferinë juglindore të kontinentit, janë tretur thotë “Deutsche Welle”.
Dymbëdhjetë vjet më parë, kur u zgjodh për herë të parë, Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan, i ngazëlleu me të vërtetë evropianët, sepse ai konsiderohej si njeriu që më në fund do të realizonte reformat politike dhe ekonomike, për të cilat paraardhësit e tij nga radhët e partive me traditë ishin të paaftë.
Por sot, emri i tij përmendet vetëm në tituj negativë. Në kontinentin e vjetër, Erdogani sot ushqen frikën e një destabilizimi të rrezikshëm të Turqisë. Gjyqësori, aparati i sigurisë, mediat, bota e biznesit, ata të gjithë duhet të bazohen vetëm te dëshirat dhe qëllimet e Presidentit. Kush mendon ndryshe, kritikon apo proteston, pezullohet, arrestohet, internohet në zonat e thella.
Një vend i NATO-s, i cili është edhe një nga anëtarët e parë të Këshillit të Evropës dhe një anëtar themelues i OECD-së, nuk duhet të arrestojë në mënyrë arbitrare kundërshtarët politikë dhe, duke përdorur arsye pa kuptim, t’i mbajë në arrest hetimor, vazhdon analiza e “Deutsche Welle”.
Turqia do të vazhdojë ta humbasë reputacionin e saj, si shtet ku sundon ligj, nëse kundërshtarët politikë burgosen dhe detyrohen që të provojnë pafajësinë e tyre, ndërsa autoritetet e Prokurorisë nuk sjellin prova për veprat e tyre penale.
Top Channel