Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore
Gjithçka ka përfunduar në Beograd, me autoritetet kineze dhe ato ballkanase që duket se kanë mbetur mëse të kënaqura nga ecuria e samitit dyditor Kinë-Evropa jug-lindore.
Në prag të largimit kryeministri kinez, Li Keqiang deklaroi se do të ngrihen grupe pune që do të merren me konkretizimin e projekteve për të cilat ka rënë dakord me homologët ballkanas.
Li tha se janë firmosur shumë marrëveshje dhe e konsideroi samitin shumë të suksesshëm. Sipas tij, projektet kanë qenë të hartuar nga ekspertët dhe do të realizohen nga vetë Kina dhe vendet e Ballkanit.
Samiti u konsiderua i suksesshëm edhe nga kryeministrat e rajonit, që pasditen e së mërkurës diskutuan në pallatin Serbija për marrëdhëniet dypalëshe.
Mësohet se Kina është shprehur e gatshme të ofrojë kredi pa interes ose me interesa të ulëta për vendet e rajonit, në mënyrë që në to të ketë zhvillim ekonomik.
Kryeministri kinez paralajmëroi se do ta vizitojë sërish Ballkanin në muajt e ardhshëm, për të diskutuar pikërisht mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta.
Top Channel