Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Gjashtë persona janë vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur në Philadelphia gjatë ditës së hënë, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.
Policia e Montgomery-t është vënë në kërkim të personit të dyshuar si autor i ngjarjes, i cili është identifikuar si Bradley William Stone, 35 vjeç. Banorëve i është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, pasi i dyshuari lëviz i armatosur dhe është i rrezikshëm.
35-vjeçari vrau ish-gruan e tij Nicole Stone, nënën dhe gjyshen e saj, si edhe motrën e Nicole dhe bashkëshortin e saj së bashku me vajzën 14 vjeçare.
Mediat lokale raportojnë se të shtënat kanë nisur në shtëpinë e motrës së ish-bashkëshortes së autorit të ngjarjes, ku ajo mbeti e vrarë së bashku me bashkëshortin dhe vajzën 14 vjeçare, ndërsa djali 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Më pas personi i armatosur shkoi në shtëpinë e nënës së Nicole, duke e ekzekutuar atë së bashku me gjyshen.
Bradley William Stone, i cili dyshohet si autorë i kësaj ngjarje të tmerrshme, më vonë ekzekutoi edhe ish-gruan e tij, Nicole Stone, në shtëpinë e saj në Harleysville.
Sipas raporteve të para dyshohet se konfliktet mes autorit dhe ish-gruas së tij dyshohet të kenë nisur nga një mosmarrëveshje mbi kujdestarinë e dy fëmijëve, të cilët janë gjetur të pa lënduar në një distancë jo shumë larg nga banesa, ku mbeti e vrarë nëna e tyre.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e rëndë, policia u vu menjëherë në kërkim të personit të dyshuar, i cili u mendua se ishte fshehur në banesën e tij, por më pas kjo u përgënjeshtrua nga vetë ata.
Telefoni dhe makina e 35 vjeçarit është gjendur, ndërsa për të ende nuk dihet asgjë ku është fshehur.
Top Channel