Ligji i KLD-së, Kushtetuesja rrëzon Nishanin, pranon pjesërisht PD-në

16/12/2014 00:00

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike që
kërkoi shpalljen në papajtjueshmëri me Kushtetutën të nenit 4 të Ligjit
për Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rrëzoi kërkesën e
Presidentit të Republikës për shfuqizimin e nenit 7 po të këtij ligji.

Opozita kërkoi shpalljen të papajtueshëm nenit që kushtëzon se anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore duhet të kenë një përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet, dhe anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi, duhet të jenë juristë, jo gjyqtarë me një përvojë pune prej të paktën 15 vitesh në profesion.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës kundërshtoi nenin 7 të këtij ligji ku pika 1, 2 dhe 3 e tij përcakton përfundimin e mandatit për anëtarët e KLD-së.

Top Channel