Kinezët e Beogradit

16/12/2014 00:00

Zhu Qiuping ka ardhur nga Kina në kryeqytetin serb në vitin 1998. Dikur me dyqane të mallrave të lira, tashmë ai është pronar i një restorani luksoz me ushqimet tradicionale kineze.

Në Serbi ka krijuar familjen si mijëra kinezë të tjerë që jetojnë në Serbi. Në restorant bashkëombasit e tij kryejnë punët e zakonshme dhe shërbejnë kërkesat e klientëve. Ai thotë se ndihet mirë në Ballkan.

“Është një vend i mirë për të jetuar këtu. Njerëzit janë të mirë dhe Ballkani është një vend ku mund të punohet”, thotë Zhu, pronar i “Soul Kitchen”.

Por kinezët në rajon tani në vijnë vetëm për të shitur gjëra të lira. Li Xu, drejtor për Ballkanin i prodhuesit të traktorëve YTO, thotë se dikur ka ardhur vetëm për tregti, ndërsa tani prodhojnë dhe bashkojnë traktorët e tyre në Serbi.

“Kina tashmë është duke u hapur ndaj botës. Kinezët kryesisht kanë ardhur në këto vende, në Serbi, por edhe në Shqipëri pasi është më e lehtë për të depërtuar në treg. Tani mund të jemi një urë lidhëse”, thotë Li.

Ndonëse kanë ardhur për një jetë më të mirë, me standarde më të lira se Perëndimi, në Beograd kinezët janë për gjenerata edhe për shkak të marrëdhënieve të dikurshme. Ata thonë se Kina tashmë është e fuqishme dhe krijojnë tregje të reja.

Top Channel