Shembet “Harku i të dashuruarve” në Itali në Ditën e Shën Valentinit, stuhitë zhdukin simbolin e Salentos
Shumë njerëz do të largoheshin nëse do të shikonin një peshkaqen të ngordhur në breg të detit ose maksimumi do të bënin një foto me të, por një burrë shkoi më tej kur kuptoi se peshkaqeni i ngordhur ishte shtatzënë.
Me anë të një thike, burri i hapi barkun dhe pasi nxorri tre peshkaqenë të vegjël, i hodhi në det në mënyrë që të nisnin jetën.
Mendohet se videoja është filmuar në Afrikën e Jugut.
Të vegjëlit e peshkaqenit lindin me dhëmbë dhe kjo shpjegon hezitimin e shpëtimtarit për t’i kapur me dorë.
Menjëherë pasi lindin, peshkaqenët e vegjël largohen me shpejtësi në mënyrë që të mos hahen nga nëna e tyre.
Në përshkrimin në Youtube të kësaj videoje lexohet: “Kjo video është një shembull i mirë i respektit për çdo formë jete.”
Top Channel