PD: Kryeministri thellon skandalin. Rama: Shoqërimi i vajzës, sajesë monstruoze politike

04/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama u përfshi në replikat mes Partisë Demokratike dhe
Ministrisë së Punëve të Brendshme për ligjshmërinë e mbajtjes në
komisariatin 3, në Tiranë të një vajze 5-vjeçare, nëna e të cilës u
shoqërua për mospagim dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Kryeministri Rama e cileson krim mbajtjen e nje femije ne qeli, por me pyetjen qe ngre ne postimin e tij ne Facebook, ai le te kuptohet se nuk eshte ky rasti qe ka ndodhur ne Tirane dhe se akuza e Partise Demokratike per shoqerimin e vajzes 5- vjeçare ne polici, eshte nje sajese monstruoze, qe po perdoret politikisht nga opozita.

Sipas Ministrise se Puneve te Brendshme, vajza eshte marre me vete me deshiren e nenes se saj, kur u shoqerua per t’u pyetur dhe eshte krijuar mundesia qe te qendroje jo ne dhomat e te shoqeruarve, por ne nje ambient te pershtatshem. Reagimi i Partise Demokratike per keto qendrime ishte shume i ashper, sepse opozita e konsideron mbajtjen e femijes ne komisariat nje shkelje te shumifishte te kushtetes dhe te konventave nderkombetare qe mbrojne femijet.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Edi Rama e kanë thelluar në mënyrë kriminale skandalin e mbajtjes në komisariat të vajzës 5-vjeçare për më shumë se 8 orë. Në çdo vend demokratik, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm do të ishin alarmuar, do të ishin vënë në lëvizje për të marrë masa ndaj përgjegjësve. E vetmja gjë që bën Kryeministri Rama janë sulmet ndaj opozitës, e cila nxori në dritë këtë abuzim”, u shpreh Gazmend Bardhi, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i kerkoi Prokurorise te veproje me shpejtesi per te cuar te gjithe pergjegjesit perpara drejtesise.

“Derisa Edi Rama dhe Ministri i tij, nuk shfaqin asnjë shenjë pendese, asnjë shenje reflektimi, duke mos nxjerrë përgjegjësit e përgjegjësitë, ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj policëve e shefave të tyre, ndaj gjithë segmentit që është përfshirë dhe kanë pasur dijeni për këtë vepër penale. Kjo polici që nuk kursen as një vajzë 5 vjece, është e rrezikshme, nuk i shërben qytetarëve, është e shurdhër dhe e verbër, duke shërbyer politikisht Ministrin dhe Kryeministrin. Ndaj ne inkurajojmë Prokurorinë të vihet në lëvizje sot për ti caktuar kufinjtë ligjorë bandës së Tahirit dhe Edi Ramës”, tha Bardhi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta