Projektet ambicioze të Europës në hapësirë

03/12/2014 00:00

Ministrat e Shkencës së Bashkimit Europian i dhanë dritën jeshile ndërtimit të Ariane 6, pasardhëses së Ariane 5, anija kozmike e cila që nga mesi i viteve ’90 dominon në tregun e transportit të satelitëve dhe misioneve në orbitë.

Vendet anëtare të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) u mblodhën në Luksemburg ku autorizuan nisjen e punës për ndërtimin e gjeneratës së re të këtyre anijeve për të ruajtuar hegjemoninë në këtë fushë.

Në mbledhje u ra dakort për dhënien e një fondi prej 5924 miliard euro për ESA-n për të financuar një sërë projektesh në fushën e hapësirës për vitet e ardhshme, përfshirë këtu edhe dërgimin e një misioni në Mars. Shuma marramendëse është më e madhja që i jepet ndonjëherë agjencisë.

“Mund të them se mbledhja e këshillit ishte një sukses. Mund të shkoj më tej duke thënë se ishte një sukses i madh”, deklaroi pas vendimeve të këshillit të ministrave të shkencës, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Europiane, Jean-Jacques Dordain.

Një shumë prej 4 miliard eurosh do të ndahet mes projektit Ariane 6 dhe projektit italian Vega. Që të dyja këto anije do të ‘bëhen pjesë e familjes’ së ESA-s. “Do të jenë një familje, do të kenë të njëjtën ADN”, tha Dordain.

Ndërtimi i Ariane 6 do të bazohet mbi Ariane 5, por pritet të kushtojë më pak dhe të jetë më e fuqishme. Projketi parashikon dy lloje anijes, Ariane 6-2 dhe Ariane 6-4. E para do të transportojë dërgesa të vogla në orbitë, kryesisht projekte dhe misione qeveritare, ndërsa e dyta do të transportojë satelitë komercialë me peshë deri në 11 ton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB