Përplasje të dhunshme në Athinë

03/12/2014 00:00

Kryeqyteti grek, Athinë, ka perjetuar një natë të dhunshme.Një grup të
rinjsh, për të cilët policia thotë se janë pjesëtarë të grupeve
anarkiste kanë shkatërruar dhjetëra vitrina dhe u kanë vënë zjarrin nje
autobusi urban, ndërsa kanë shkatërruar të paktën 8 autoveturave në
afërsi të politeknikumit, në lagjen ‘Eksarqia’, të kryeqytetit helen.

Gjithçka nisi pas përfundimit të protestës së një grupi studentësh,të cilët kërkuar dhënien e një leje të veçantë për Nikos Romanos, nje i ri anarkist,i arrestuar gjate nje grabitje banke, qe ai dhe disa  pjesetare te grupit ekstremist “Komploti i celulave te zjarrit” kryen ne qytetin e Kozanit, kater vjete me pare,ne kohen qe ai ishte ende i mitur.

Protestuesit hodhen gure dhe kokteil molotov kunder forcave te rendit,te cilat, iu pergjigjen sulmit te anarkisteve me gaz lotsjelles. Nje burim policor deklaroi se gjate perleshjeve te mbremjes ne Eksarqia, ka ndaluar 15 persona, por ende nuk dihet nese ndaj tyre do te ngrihen akuza per akte vandale dhe prishje te qetesise publike.

Romanos, i denuar me 15 vjete heqje lirie, ka kerkuar qe atij t’i lejohet te vazhdoje te studioje ne universitet, çka duket se i eshte mohuar gjate nje seance te zhvilluar te marten mbasdite, prej gjykates se Athines. Gjykata ka refuzuar t’i jape atij lejen e studimeve, pasi ligji grek nuk e mundeson lejen speciale per te denuarit per terrorizem dhe grabitje me arme.

Qe prej me shume se nje muaji Romanos ka filluar nje greve urie, ndersa ai shprehet i vendosur te veteflijohet, nese nuk i plotesohet kerkesa per te studjuar ne universitetin e Athines. Aktualisht ai ndodhet nen vezhgimin e mjekeve ne nje spital te Athines. Çeshtja e Romanos ka vene ne levizje edhe politiken greke, ku ka qene zëvendëskryeministri grek Evangjelos Venizelos qe ka kerkuar ndryshimin e ligjit, ne menyre qe te riut t’i jepet nje shans.

Nikos Romanos, eshte shoku i ngushte i Aleksis Grigoropullos,14-vjecarit re ekzekutuar prej dy policive ne 6 dhjetor te vitit 2008. Romanos konsiderohet si viktima e dyte e asaj mbremje dhjetori, qe ndezi flake zemerimin e grekeve,ne ato qe u ne Greqi mbahen mend si revolta e dhjetorit.

Top Channel