Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Tri valë të ftohti, njëra pas tjetrës, parashikojnë meteorologët për Italinë. Ditët më të acarta, thotë “Corriere della Sera” do të jenë nga 7 deri në 13 dhjetor.
I ngrohti jonormal i periudhës së fundit do të zhduket brenda fundjavës që vjen. Rrebeshe shiu priten në Verilindje, e shumë shpejt rajoni do të përballet me thellimin e të ftohtit e ngricën. Nga java e ardhshme nis rënia e temperaturave në vend, pasojë kjo e fronteve të ftohta që vijnë nga Rusia.
Dëbora do të zbresë më së pari në Apenine, në 800 metra lartësi, e nga e marta e 9 dhjetorit nis acari me valën e tretë të ngricës, të parashikuar të enjten që vjen. Mes pohimeve e mohimeve të meteorologëve, një gjë duket se është e vërtetë, – shkruan gazeta italiane. – Ky ka për të qenë një dimër luhatjesh të mëdha.
Dëbora e parë e stinës ka mbuluar zona të tëra të Jugut të Francës, duke mbërritur deri në periferitë e Parisit. Ekspertët e kanë profetizuar prej javësh se moti më i butë, që prej 1964-s, në Europë do t’ia lërë vendin një dimri të ashpër.
“Bloomberg” shkruante në nëntor se kërkesa për ngrohje mund të rritet për shkak të një dimri më të ftohtë se ai i mëparshmi. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, mesatarja e temperaturave për 24 orë në Gjermani është aktualisht nën zero, ndërsa në Francë, termometri do të vazhdojë të ulet deri nesër, duke i sjellë vendit një të ftohtë nën normalen e kësaj periudhe të vitit.
Top Channel