Dorëhiqet drejtori i OSHEE-së. Adrian Çela, administratori i ri

02/12/2014 00:00

Adrian Çela do të jetë administratori i ri i OSHEE-së, pas largimit te drejtorit te deritanishem Arben Seferi.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Seferi u shpreh se kompania OSHEE është marrë nën administrim kur ishte në prag kolapsi dhe puna e kryer deri më sot ka qenë tejet e madhe.

“Humbjet në rrjet janë uluar nga 47% në 38.8%.  Mbi 7 mijë qytetarë lidhën kontratë të re për energjinë dhe u realizuan rreth 51 mijë prerje të paligjshme energjie. Në pranga kanë rënë  569 persona që kanë abuzuar me energjinë dhe në total janë arkëtuar 5.3 miliardë lekë më shumë”, tha Seferi në konferencën për shtyp.

Arben Seferaj dorëzoi në Këshillin Mbikqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dorëheqjen e tij.Këshilli pranoi dorëheqjen e Seferajt, i cili e argumentonte atë me arsyet personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA