‘Shqip’, ekipi i ri i Partisë Demokratike

01/12/2014 00:00

Të dielën Partia Demokratike me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj përmbylli procesin e ripërtëritjes, të nisur që pas zgjedhjes së kryetarit Basha më shumë se një vit më parë.

Si ishin këto zgjedhje? Çfarë sollën këto zgjedhje? A janë emrat e dalë në këto zgjedhje personat e duhur për të ringritur Partinë Demokratike dhe për t’u përballur me mazhorancën? A do të jetë një opozitë radikale apo e moderuar?

Këtyre dhe të tjera pyetjeve këtë të hënë me gazetaren Rudina Xhunga u dhanë përgjigjje analistët Alfred Lela, Skënder Minxhozi, Afrim Krasniqi dhe Sokol Shameti.

I pari që mori fjalën ishte Shameti. Ai tha se në fund të procesit u dha një fjalim standard, pa asnjë program të ofruar për qytetarët, ndërsa për Lelën fjala i drejtohej një elektorati të caktuar.

Afrim Krasniqi tha se është zgjedhur rryma radikale dhe jo ajo e moderuar, ndërsa shtoi se më shumë se mbështetja e qytetarëve, partisë i duhet një program për t’ua prezantuar atyre.

Skënder Minxhozi tha se në listën e re të kryesisë së PD ka ende një frymë të vjetër, ndërkohë që kritikoi faktin që pjesa më e madhe e sekretariateve të partisë janë emra që nuk janë deputetë.

Nisur po nga lista e dalë nga zgjedhjet brenda partisë, Afrim Krasniqi deklaroi: “Unë nuk prisja ndonjë surprizë dhe nuk mbetëm i çuditor nga kjo. Partia Demokratike duhet të ndryshojë komplet listën e deputetëve që në zgjedhjet e ardshhme, por ajo që do të ndodhë në PD do të ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me PS, ku sot janë dy rryma që nuk bashkëjetojnë me njëra-tjetrën”.

Sa për bojkotin e PD, që të katër të ftuarit ranë në një mendim që bojkoti duhet të marrë fund sa më parë. Lela tha se kërkesat e opozitës për t’u rikthyer në parlament janë plotësuar në një masë të madhe dhe se me gjasa rikthimi do të ndodhë maksimumi në muajin janar.

Edhe këtë vit, politika festoi e ndarë Çlirimin e madje këtë vit debati ishte edhe më i ashpër. Për Alfred Lelën debati do të vazhdojë gjatë dhe këtë vit u ndez më shumë nga ato që ai i quajti ‘përpjekje për të rishkruar historinë e Enver Hoxhës’. “Këtë vit debati ishte më i ashpër sepse kemi parë të ngrihet dëshira e madhe për rishkrimin e historisë së Enver Hoxhës. Në Komisionin që rishkruan historinë tonë, është një gjerman që ka qenë anëtar i një organizate marksiste-leniniste në Gjermaninë Lindore”.

Për Skënder Minxhozin debati është më shumë folklorik. Ai tha se pas 29 nëntorit është 8 dhjetori, data e rrëzimit të diktaturës. “Është momenti i përshtatshëm që të bëjmë një bilanc sepse Shqipëria nga zgjedhja e huaj ra në një sistem diktatorial”.

Afrim Krasniqi deklaroi se përfshirja e politikës në interpretimin e historisë. “Nëse ka një datë në këtë vend, është 28 nëntori i 1912, çdo datë tjetër është e ushqyer nga politika”, tha ai.

Minxhozi kundërshtoi duke deklaruar se 29 Nëntori ka rëndësinë e vet pasi rënditi Shqipërinë tek vendet fituese dhe pati ato pasoja që pati, në të kundërt pasojat do të ishin edhe më të rënda.

Debati nuk është për luftën, tha Lela, por për figurën e Enver Hoxhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA