Greve urie në mes të Athinës, sirianët refugjatë lufte kërkojnë të drejtat për azil

01/12/2014 00:00

Prej më shumë se 10 ditësh rreth 250 emigrantë sirianë kanë filluar një grevë përpara parlamentit grek.

Te ulur ne batanije dhe kartona te shperngulurit per shkak te konfliktit ne Siri kerkojne te drejten e azilantit te luftes dhe njohjen e mundesise se tyre per t’u pajisur me dokumentet e duhura me qellim largimin nga Greqia me destinacion vendet e Europes Perendimore.

Ranja,nena e kater femijeve te mitur,tregon tmerrin e luftes ne Alepo.Ajo thote se se bashku me bashkeshortin e saj,shiten cmunden,nje makine, sendet e tyre te vlefshme dhe paguajten 1600 euro per kater femijet,dhe 1200 euro per çdo pjesëtar te rritur te familjes, ne kembim te kalimit te tyre ne Turqi dhe ne vazhdim, me nje gomone nepermjet Egjeut,ne Greqi.

“Jam 36 vjeç dhe kam kater femije. Ne Alepo behej lufte. Shtepia jone u shkaterrua dhe per disa dite rresht une dhe femijet e mije, fjetem ne makinen tone, e vetmja pasuri qe na mbeti. U detyruam te shesim çdo gje dhe te paguajme trafikantent qe te na kalonin ne Greqi. Duam te largohemi sa me shpejte, nuk po kerkojme asgje tjeter veç nje mundesie per te jetuar’, thotë nëna e 4 fëmijëve.

Ali, vogelushi katervjeçar,qendron prane nenes se tij.Ai nuk mund ta kuptoje luften,perse ne vendin e tij te rriturt luftojne.Vogelushi thote se kur te mbaroje e gjithe kjo, deshiron te marre ne shtepine e tij te re edhe gjyshin dhe gjyshen. 

Muhamet, babai i tre femijeve te mitur, ka filluar nje greve urie.

A eshte lidhur me qellim qe te mos lejoje mjeket e sherbimit te urgjences, ta dergojne ne spital. Me ze te ulet dhe i pa fuqishem,thote se eshte i vendosur te qendroje ne greven e urise deri ne flijim, pasi sidoqofte ai ndjehet se nuk ka asnje zgjidhje tjeter.

Ndonese Qeveria greke refuzon te jape zgjidhje problemit te emigranteve siriane nen friken se kjo do ta nxiste vershimin e te tjereve,ne sheshin “Sindagma” te ardhurit mbeshteten prej aktivisteve vendas dhe banoreve te Athines,te cilet,u çojne atyre ushqime,veshje dhe ilaçe. Thanasis Karavelis dhe pediatria Zaharula Sari, ndodhen prane tyre qe ne momentet e para te greves.
Ata bejne apej per gjetjen e nje zgjidhje,pasi çdo dite qe kalon, rendon edhe me teper gjendjen shendetsore te grevisteve.

“Jemi ketu prane emigranteve pasi besojme se ata jane viktima te luftes. Duhet qe te gjendet nje zgjidhje per ta sepse nuk kane ku te kthehen ne Siri dhe ne s`mund ti leme te vdesin ketu, jashte parlamentit”, thotë mjeku Karavelis.

“Gjendja e tyre sa vete dhe rendohet.Behet fjale per gra,femije dhe te moshuar.Disa prej tyre nuk hane asgje qe prej disa ditesh.jane femije qe flene jashte.Eshte dimer,jane ne shi dhe te ftohte.Bej apel te gjendet nje zgjidhje.Kerkesat e tyre jane te drejta dhe dikush duhet t`i degjoje”, thotë Sari.

Top Channel