“Reformat shënojnë kthesa”

29/11/2014 00:00

Në pritjen e dhënë në mbrëmje për festën e Flamurit, Presidenti Bujar Nishani mblodhi të gjitha palët e politikës.

Edhe në prani të diplomatëve të akredituar në Tiranë, ai i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të punojnë në Parlament për interesat e shqiptarëve.  

“Jam në krahun e qytetarëve ndaj perceptimit që ata kanë për korrupsionin dhe deformimet që kanë shoqëruar sistemin dhe shumë vendime të tij në këto dekada pluralizmi. Por për të realizuar një reformë që do të shënojë kthesë klasa politike duhet të angazhohet më shumë në komunikimin ndërinstitucional, duke marrë në konsideratë nevojën për vetshqyrtim, duke tejkaluar logjikën e llogoreve dhe të përvetësimit të së drejtës si pronë e një pale. Ne jemi tashmë një demokraci 24 vjeçare, vite gjatë të cilave kemi kaluar edhe momente të vështira, por kemi ditur kur është dashur, në respekt të Kushtetutës, të bëjmë marrëveshje, të gjejmë zgjidhje për çështje delikate, ndaj ato duhet të konsiderohen përvojë. Logjika e përfshirjes duhet të dominojë mbi atë të përjashtimit. Në jetën parlamentare do të uroja, që sa qeveria aq edhe opozita, nëpërmjet debatit dhe kundërvënies së opsioneve duhet të gjejnë vullnetin për të miratuar ligje në interes të qytetarëve të vendit”, u shpreh Presidenti Nishani.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA