SHBA, video e vrasjes se 18-vjeçarit

28/11/2014 00:00

Një video, e cila shfaq trupin e pajetë të Mike Brown, 18-vjeçarit që u vra nga një polic në Ferguson, po trondit opinionin publik.

Publikimi i kësaj videoje vjen në një moment shumë kritik për Amerikën, pasi protesta të shumta kanë shpërthyer. Mesa duket drejtësia po i hap rrugë punonjësit të policisë, ndërkohë që njerëzit me pankarta nëpër duar kërkojnë drejtësi për Mike.

Pas gjithë këtij incidenti tragjik qëndron alibia e racizmit, fenomen i cili në SHBA ka ekzistuar gjithmonë. Mirëpo raste të tilla, të bujshme, të vrasjeve të njerëzve me ngjyrë, kanë qenë të rralla.

Prokuroria jep versionin se, në momentin që polici e thirri 18-vjeçarin, ai reagoi dhunshëm dhe më tej tentoi të largohej.

Ndërsa nëna e Michael Brown tha për CNN se i biri mund të ketë folur me ton të lartë, si çdo adoleshent tjetër, por kurrsesi nuk mund të ketë bërë ndonjë skenë dhune, pasi nuk ishte në natyrën e tij.

Ajo e mbylli fjalën e saj duke thënë se ai mund të ishte “fëmija juaj”, mund të ishte fëmija i gjithsecilit.

Prova të reja vazhdojnë të shfaqen në gjykatën e Fergusonit si xhirime amatore, por dhe dëshmitarë të ngjarjes. Por, policia ka vazhduar pa e kthyer kokën pas, e vetëm ditën e enjte rreth 400 njerëz janë arrestuar gjatë protestave të tyre kundër racizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA