Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund
Me siguri menaxhohet nga një shërbim sekret perëndimor. Bëhet fjalë për programin e sofistikuar të spiunazhit informatik Regin, për të cilin foli për herë të parë dje në Francë kompania informatike Symantec.
E përditshmja britanike “Financial Times” shkruan në numrin e sotëm të saj se, Regin vë në shënjestër kompani telekomunikacioni ruse dhe saudite dhe në disa aspekte është më i sofistikuar se virusi Stuxnet, i krijuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit në vitin 2010.
“Ky virus nuk ka rivalë. Asnjë virusi tjetër i njohur deri më sot mund t’i bëjë ballë Regin-it. Ky virus është ndër programet më të jashtëzakonshme për hakerat. Për të është punuar për muaj apo vite të tërë”, deklaroi Orla Cox, menaxhere pranë kompanisë “Symantec”.
Nga ana tjetër, shefi i Kaspersky Labs, kompania ruse që ka kontribuar në krijimin e Stuxnet, ka deklaruar për “FT” se organizata kriminale sulmojnë vazhdimisht sistemet për kontrollin industrial me qëllim përfitimi.
Nuk përjashtohet që virusi i ri, që ka sulmuar edhe kompani në Meksikë, Irlandë dhe Iran, mund të jetë zhvilluar në një prej vendeve të prekura prej tij.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet një funksionar i lartë i sigurisë në vendet e Perëndimit, i intervistuar nga “Financial Times”.
Top Channel