Ballkani hapa drejt zhvillimit

22/11/2014 00:00

Kritikat për progres të ngadaltë dhe reforma plot mangësi nuk kaneë qenë
të pakta, megjithate Ballkani, në sytë e ekspertëve të zhvillimeve
rajonale, ka shënuar sukses së jashtëzakonshëm.

Duke cituar presidentin e Komisionti Europian, Jean Claude Juncker, i cili filloi mandatin këtë muaj,Zeri i Amerikes kujton se ai e ka deklaruar hapur qe nuk do të ketë antarësime të reja në BE për pesë vitet e ardhshme. Deklarata u komentua gjerësisht si një përpjekje për të ndikuar në referendumin skocez për pavarësi, thote VOA, por pasojat ishin shumë më të gjera.

Rruga drejt antarësimit konsiderohet si një ndër mjetet më efektive të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Jacques Rupnik, studiues në Institutin e Studimeve Politike në Paris mendon se kjo politikë ka dhënë fryte të dukshme në Ballkan.

‘Historia më e madhe e suksesit sipas tij eshte pikerisht marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo ishte çështja më e vështirë dhe zgjidhja u arrit nga aktorë të paparashikuar, nga një qeveri nacionaliste. Blloku europian duhet ta shfrytëzojë këtë histori për të dëshmuar se ka kapacitetin për influencë dhe për ta bërë nacionalizmin e këtyre vendeve të bashkëjetojë me idetë evropiane’, shton Rupnik.

Sidoqofte, nga vete vendet qe aspirojne anetaresimin, mbetet shume pune per t`u bere. Nje tjeter ekspert Ivan Vejvoda, analist i fondit Marshall ne Europe, citohet po nga VOA te thote se rajoni është në drejtimin e duhur, busulla ka qëndruar e palëvizur në drejtim të Evropës dhe NATO-s, me përjashtim të Serbisë, por rrugetimi i tij eshte plot me probleme, duke nisur nga korrupsioni, nacionalizmi e dobesite ne shtetin ligjor.

Probleme që nga korrupsioni, nacionalizmi dhe dobësitë në shtetin ligjor janë një pengesë serioze për realizimin e ambicjeve të këtyre vendeve për aderim në Bashkimin Evropian. Realiteti i sotëm kërkon integrim, thotë profesor Rupnik dhe kjo bën të domosdoshëm angazhimin e plotë të elitave politike të cilat nuk kanë treguar vullnetin e duhur në këtë drejtim.

Top Channel