Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Këshilltarët bashkiakë të qytetit të Durrësit votuan sot për t’i dhënë ish-deputetit të Partisë Demokratike, të ndjerit Sokol Olldashi titullin “Qytetar Nderi”.
Propozimi për dhënien e këtij titulli është bërë nga shoqata “Durrësi” dhe këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.
Motivacioni i titullit më të lartë që jepet nga Këshilli Bashkiak është “protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues të Shqipërisë gjatë më shumë se dy dekadave të fundit, që u shqua për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave të zhvillimit dhe që u kthye në modelin e përfaqësimit të denjë të qytetarisë rreth këtyre vlerave”.
Top Channel