Kurbin, shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese

11/11/2014 00:00

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e një banese në fshatin Shëmri të Kurbinit gjatë orëve të mbrëmjes së të martës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet S.XH. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Top Channel