Tepelenë, kujtohen viktimat e komunizmit

07/11/2014 00:00

Kampet e internimit, torturat pasojat e renda të komunizmit janë përkujtuar në Tepelenë nga instituti i studimeve të krimeve.

Histori rrëqethëse janë sjellë në kujtesë nga disa prej të mbijetuarve , por që i provuan në kurriz të tyre pasojat e komunizmit , ndërkohë që nuk kanë munguara  dëshmi të tyre edhe nëpërmjet pikturave.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann, i cili u shpreh se “është detyrë e vështirë, por e rëndësishme të përkujtojmë këtë histori të trishtë që për 45 vjet rëndoi në shumë familje shqiptare. E quaj diçka tragjike kur mendoj se këtë vit festohet 70 vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesi. Por ndërkohë është e dhimbshme kur mendon se shumë prej tyre  dhanë jetën për çlirimin e vendit pa ditur se në pushtet do të vinin njerëz qe do të sundonin dhe do të  qeverisnin kundër popullit të vet”, u shpreh Hoffmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA