Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Tiranës dhe prokuroria e rrethit kanë zhvilluar një takim për
të analizuar ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së
martë, ku mbetën të vrarë katër persona, ndërsa në pranga janë vendosur
tre të rinj, mes të cilëve edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste,
Luiza Xhuvani.
Në takim janë analizuar dhe vlerësuar të dhënat e deritanishme për vrasjen.
Të arrestuar deri tani për ngjarjen janë Kostandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç. Ata ndodhen në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku janë marrë në pyetje për ngjarjen.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar pronari i lokalit dhe punonjësi i sigurisë së këtij ambienti.
Top Channel