Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare Përmes Gerti Bogdanit, Partia Demokratike ka nxjerrë fakte që sipas deputetit thellojnë skandalin financiar me të cilin është i lidhur ministri Erjon Veliaj dhe kompania e vëllait të tij.
Sipas PD-së, përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtëpërdrejtë për dekorimin e kryeqytetit gjatë vizitës së Papa Françeskut, Gentian Skënderaj, është projektuar për t’u emëruar në krye të AMA-s.
“Po a është respektuar ligji në rastin kur ai ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës? Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht më 17 janar të këtij viti. Objekti i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrëdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet. Kjo është një tjetër shkelje. A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive? Për standartet europiane që i duhen Shqipërisë, absolutisht jo”, deklaroi deputeti Bogdani.
Sipas PD-së, ky rast tregon mënyrën abuzive sesi po drejtohet shteti nga qeveria e re dhe njerëzit pranë saj.
Ndërkohë, një ditë më parë akuzat e PD-së janë përgënjeshtruar nga Gentian Skënderaj, drejtuesi i kompanisë EAG Communication, i cili shkruan se ndjehet i keqardhur nga akuzat që bëhen nga deputeti Bogdani. Ai ka shtuar se prej 10 vitesh punon në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun për disa nga kompanitë më të mëdha në vend.
“Kompania që unë përfaqësoj është vetëm një nga dy kompanitë që kanë lidhur kontratën me Ministrinë e Kulturës për mbarëvajtjen e punës gjatë vizitës së Papa Françeskut”, shkruan zoti Skënderaj.
Top Channel