Përgatitja e policëve të rinj, Tahiri takon kursantët

31/10/2014 00:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kursantët e Shkollës Bazë të Policisë, të cilët tashmë janë në përfundim të kursit të tyre dhe së shpejti do të nisin praktikën në terren pranë komisariateve të policisë.

Ministri Tahiri u përcolli policëve të ardhshëm disa mesazhe, sipas tij të rëndësishme, lidhur me performancën që kursantët duhet të kenë kur të dalin në terren dhe të përballen drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Në këtë kurs do të gjendeni përballë testeve më të vështira sesa ato që korrgjojnë pedagogët këtu. Testi i parë është kontakti me publikun, që është një provim i përditshëm e që ju vë juve në provë me veten, me njohuritë, bagazhin që keni marrë ndër vite, me ligjin, me njeriun që keni përballë dhe me publikun. Ky test kalohet nëse fitoni betejën me veten tuaj: ta çoni para zbatimin e ligjit, të bëni njerëzit të respektojnë ligjin dhe të respektoni të drejtat e njeriut”, deklaroi Tahiri.

Top Channel