Shok ka shkaktuar në Greqi lajmi se prej viti 2010, viti kur filloi
kriza në vend e deri më sot, 5260 nënpunës shtetërore kanë dërguar me
remitanca në bankat jashtë Greqisë, gati 1.5 miliardë euro.

Me shume se gjysma e nenpunesve jane mesues te shkollave te niveleve te ndryshme,ndersa pjesa tjeter jane kryesisht nenpunes te ministrise se Shendetsise, te Ministrise se Mbrojtjes, te Financave, te Infrastruktures dhe nenpunes te administrates lokale.Sipas raportit qe ka publikuar Ministria e Reformave Administrative te pakten 415 prej tyre pasi kane nxjerre leket jashte shtetit kane kerkuar te largohen nga puna dhe te dalin ne pension.

Nga te dhenat, shuma qe i takon mesatarisht çdo nenpunesi qe ka nxjerre parate nga Greqia shkon ne 275.000 euro per person.Hetimi per dergesat e parave nga nenpunesat e administrates jashte vendit ka filluar qe ne muajin gusht nga Trupa Kunder Krimit Ekonomik qe ka ne dore listen me 5260 emrat e ketyre personave te cilet tashme po hetohen per evasion fiskal.  

Gjate viteve te krizes sipas mediave greke eshte regjistruar nje hemoragji e papare e miliarda eurove prej bankave greke nga frika e falimentimit te vendit dhe daljes nga Eurozona,ku rrjedhja e 1.5 miliardë euro e nenpunesve shteterore eshte vetem maja e ajsbergut,ne krahasim me parate e biznesmeneve.

Megjithe perpjekjet per nje amnisti fiskale me nje takse prej 10% mbi vleren e ketyre shumave te derguara ne banka te ndryshme te botes, vetem nje pjese e vogel jane kthyer perseri ne institucionet financiare greke. Kjo tregon se ende ekziston mosbesimi ndaj tyre si dhe verteton faktin se evazioni fiscal ka lulezuar gjithe keto vite edhe me miratimin e politikes vendase.

Top Channel