Fier, trafikonin hashash, dy në pranga
31/10/2014 00:00
Policia e Fierit arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim një të tretë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan shtetasit Eduard Murataj dhe Romeo Allkja. Në automjetin e Muratajt policia sekuestroi një sasi të vogël droge të llojit hashash, ndërsa në mjetin e Romeo Allkjas u sekuestruan 25 kilogram po hashash.
Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim një shtetas që udhëtonte me Eduard Muratajn, ndërkohë që ka nisur procedurat për dokumentimin e veprës penale.
Top Channel