Viktima e dhunës seksuale flet për Pasditen

30/10/2014 00:00

Pasdite në Top Channel solli intervistën e një vajze ndaj së cilës është kryer një përpjekje përdhunimi. Nga intervista është shkëputur një pjesë që ka të bëjë pikërisht me veshjen e vajzës në momentin e aktit të dhunës seksuale.

Pasdite: Si ishte veshja jote atë ditë? Ishe provokuese? Kishe veshur ndonjë gjë? I kishe dhënë ndonjë shenjë që të mund të ngacmonte?

Vajza: Kjo ishte gjëja e parë që mendova që nuk duhet të shkoja provokuese. Kam veshur pantallona xhinse të gjata, bluzë me mëngë të shkurtëra, e mbyllur jo me dekolte të hapur. Nuk ka patur asnjë provokim nga ana ime.

Intervistën e plotë të vajzës do të mund të ndiqni në emisionin Pasdite në Top Channel ditën e hënë.

Top Channel