Familjet e varfëra debitore

28/10/2014 00:00

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka nisur kryesisht te bizneset, ndërkohë që një pjesë e madhe e debitorëve janë dhe familjarët.

Në Kukës, por edhe në qytete të tjera ka mjaft familje që nuk e kanë mundësinë të paguajnë një prej familjeve të shumta është edhe familja Gjoni. Kryefamiljari Ilir Gjoni  thotë se e ka të pamundur të paguajë faturat e energjisë sepse nuk ka të ardhura dhe jeton me ndihmë ekonomike, ndërkohë që edhe banesa i është djegur nga energjia elektrike.

“Energjinë elektrike nuk kam mundësi ta paguaj. Janë shumë arsye dhe ndihma ekonomike vetëm 27 mijë lekë. Me këto lekë çfarë të bëj unë? Nuk blej dot as një thes miell. Asgjë lërë më për të tjerat që nuk bëhet fjalë. energjinë elektrike nuk kam mundësi ta paguaj. S’kam as sahat, kam shkuar të bëj kontratë dy herë nuk kanë pranuar duke më thënë se jam debitor”, thotë Ilir Gjoni.

Kukësi, renditet i fundit në vend sa i takon shlyerjes së faturave të energjisë elektrike.

Top Channel