Greqi, denoncime kundër policëve të dhunshëm

27/10/2014 00:00

Qindra denoncime kundër policëve për raste të ushtrimit të dhunës
raciste, përfshin nje raport i kryer ne kuadrin e hetimeve te policise
greke për të përcaktuar nëse ka pasur një bashkepunim të anëtarëve të
këtij organi në këto akte me partinë neonaziste ‘Agimi i Arte’.

Lajmin e publikon gazeta proqeveritare e se dieles «Eleftheros Tipos», qe ju referohet rasteve te pershkruara ne me shume se 4000 faqe, ku jane regjistruar ankesat ndaj oficereve te policise qe kane ushtruar dhune raciste.

Midis te tjerash permendet çeshtja e dy vellezerve te mitur nga Afganistani ne rajonin e policise se Korinthit, ku policet e sherbimit ne tetor te 2013, per tre muaj u jepnin te hanin mish derri, megjithese e dinin qe ishin myslimane, me qellim qe te mbeteshin pa ngrene. Gjithashtu nuk u jepnin uje, por u thoshin te pinin nga kazani i banjes.

Dy te arrestuar ne shtator te 2013, pas nje proteste per vrasjen e antifashistit Pavlos Fisas nga nje anetar i AA, denoncojne se jane qelluar ne fytyre me armen me te cilen hidhen bombat me gaz lotsjelles, veprim qe ka sjelle verbimin e plote te njerit sy. Gjithashtu ne marsin e 2013 ne nje rajon policie te Selanikut, kater police kane rrahur 22 te emigrante te huaj. Kur njeri prej tyre ka kerkuar ndihme mjekesore, nje prej policeve te sherbimit ka hedhur nje bombe me gaz lotsjelles ne qeli.

Raporti permend edhe vuajtjet e dy pakistanezeve ne nje rajon policie te Athines, kur nje prej policeve ne gusht te 2012  i ka thyer nje gisht njerit prej te arrestuarve me nje pince dhe me pas u ka vendosur kaska ne koke te dyve dhe i ka perplasur pas murreve te qelise per disa minuta. Ndersa ne nje rast tjeter skandaloz vitin e kaluar, policet nuk kane lejuar te falet nje i arrestuar mysliman ,por  pasi e kane sulmuar verbalisht dhe fizikisht e kane lene gjithe diten ne mes te diellit.Paradoksi me i madh ishte emerimi i nje anetari te AA ne nje sherbim shteteror per dhenien e azilit personave te huaj.  

Sipas gazetes per me shume se gjysmat e ketyre denoncimeve, hetimet jane ne zhvillim e siper,kurse pjesa tjeter eshte ende e paprekur. Nuk eshte hera e pare qe oficere te policise greke akuzohen per ushtrim te dhunes raciale tek te huajt dhe bashkepunim me anetare te AA.Majin e kaluar, pas zgjedhjeve per PE, sipas mediave vendase  mbi 50% e policeve greke kane votuar per partine neonaziste.

Top Channel