Exclusive, të (mos) jesh shqiptar

26/10/2014 00:00

“Për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë flitet pak. Të lënë mënjanë, nën presion të vazhdueshëm dhe përballë skemave përçarëse me shqiptarët muslimanë, shumica u asimiluan, duke krijuar një identitet artificial e të largët nga ai i vërtetë shqiptar. Fshatra të tërë, që dikur flisnin gjuhën e tyre, sot janë braktisur apo janë asimiluar. E megjithatë, gjurmët janë ende aty. Ne do të përpiqemi të ecim përmes tyre, për të sjellë të vërteta ende të pashuara të këtij komuniteti”.

Fshatra të tërë në Rekë të Epërme, që dikur flisnin gjuhën shqipe, sot janë braktisur apo janë asimiluar, e megjithatë gjurmët janë ende aty. Exclusive do të ecë përmes tyre, për të sjellë të vërtetat ende të pashuara të këtij komuniteti, që shumica e njohin pak ose aspak.

TCH: Po shqipen nga e ka mësuar djali juaj?

“Shqipen prej nesh. Por, djalit tonë kur i flet shqip nuk të kthen përgjigje. Di shumë mirë, por e kthen përgjigjen maqedonisht”.

TCH: Ju nga e keni mësuar?

“E kemi trashëguar nga brezat”.

TCH: Në shtëpi keni folur shqip?

“Po, edhe nëna prej paraardhësve të vet e ka mësuar”.

“Të gjithë flasin shqip, por po të gjithë thonë se janë maqedonas. Për më tepër edhe pasardhësit e një rilindësi të madh si Josif Bageri”.

TCH: Josifi ka qenë shqiptar apo maqedonas?

“Maqedonas. Ne të gjithë e flasim gjuhën shqipe, gjuhën e nënës, por jemi maqedonas”.

Një reportazh që do të sjellë si kurrë më parë të vërtetat e dhimbshme të këtij komuniteti. Të presionit, dhunës dhe skemave asimiluese për ta detyruar të humbë identitetin kombëtar. Një udhëtim mes rrënjëve shqiptare të komunitetit shqiptar ortodoks të Maqedonisë.

Sonte në Exclusive, në orën 20:05… Të (mos) jesh shqiptar!

Top Channel