Vlorë, lidhjet e paligjshme, një në pranga

25/10/2014 00:00

Policia e qytetit të Vlorës, në kuadër të operacioneve për prishjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës një person, banor i këtij qyteti.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Robert Hajrulla, pasi OSHEE kishte konstatuar lidhje të paligjshme në një lokal në pronësi të personit në fjalë.

Ndërkohë, shtojnë burimet, policia lokale ka shpallur në kërkim një tjetër person nga qyteti bregdetar për akuza të ngjashme.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Adnan Muharremi, pasi në 8 objekte në pronësi të tij janë konstatuar lidhje të paligjshme energjie elektrike.

Një ditë më parë ishte policia e qytetit të Lushnjes që dërgoi në prokurorinë e rrethit katër persona për proçedim penal, nën akzuën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Lajmin e komunikuan sërish autoritetet policore lokale, sipas të cilave të arrestuarit vidhnin energjinë me anë të një kablli të lidhur me një shtyllë.

Burime saktësuan se, energjia e vjedhur nga katër personat në fjalë nuk kalonte në aparatin matës dhe konsumohej prej tyre pa paguar asnjë detyrim.

Më herët gjatë muajit ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri paralajmëroi se përveç hajdutve të energjisë elektrike në pranga do të përfundonin edhe bashkëpunëtorët e tyre në institucione, duke iu referuar atyre të Operatorit të Shpërndarjes, që në këmbim të ryshfeteve mbyllin sytë përpara abuzimeve.

Top Channel