“Nuk e di a jam më një demokrat”, Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin Shteti Islamik ISIS po zgjerohet me ritme të shpejta, pasi shumë perëndimorë kanë vendosur t’i bashkohen Kalifatit me vetëdije të plotë.
Qendra e hulumtimeve për terrorizmin ka arritur në përfundimin se numri i grave si objekt i fushatave xhihadiste është në rritje. Numri i saktë i tyre që kërkojnë të bashkohen me grupin është ende i paqartë, por disa analistë vlerësojnë se afërsisht 10 përqind e rekrutëve nga Perëndimi janë gra, shpesh të ndikuara nga mediat sociale te cilat ofrojnë këshilla dhe madje “lavazh logjistik” për t’i nisur drejt udhëtimit në Lindjen e Mesme.
Këto rrjete shpesh portretizojnë jetën nën rregullat e Kalifatit si një lloj parajsë islamike e tjetërsuar nga ajo në Perëndim. Një pjesë e femrave tërhiqen nga ideja e martesës me ndonjë militant të ISIS, të tjera bashkohen sepse mendojnë që në një të ardhme të afërt Kalifati do sundojë botën me forcën e tij dhe ato deri atëherë do të kenë siguruar ndonjë post të lartë.
“Kombinimi i dhunës dhe jeta familjare është tepër tunduese për një grua, thotë Katherine Brown, një studiuese e kësaj çështjeje.
Ajo sjell në vëmendje imazhet në mediat sociale të femrave që i janë bashkuar ISIS. Kontrasti i thellë, thekson studiuesja, kur ato nga një anë kujdesen për fëmijët e në të njëjtën kohë që mbajnë në duar pushkë e armatime të tjera.
Pra emigrimet e fundit drejt Shtetit Islamik të Levantit dhe Sirisë më shumë të ngjarë nxitën edhe nga depresioni ose izolimi që rëndon mbi njerëzit e Perëndimit.
Top Channel