Britania, më afër se kurrë daljes nga BE

25/10/2014 00:00

Europa pret nga Mbretëria e Bashkuar te paguaje 1,7 miliarde paunde
shtese per buxhetin e BE-se, kerkese kjo e panegociueshme sipas
zevendespresidentit të Parlamentit Europian.

Gjermani Alexander Graf Lambsdorff thote se blloku do te irritohet nese Londra e shmang detyrimin. Te premten, kryeministri britanik David Cameron la te kuptohej se vota britanike per daljen nga unioni mund te jete me prane se kurre. Afati i vendosur Britanise per shlyerjen e pageses eshte data 1 dhjetor.

“Ne nje organizate si kjo, nese ekonomia jote rritet pak me shpejt se te tjeret ka disa pershtatje, e mekanizmat rregullues i kemi pare te funksionojne cdo vit. Ndonjehere paguan pak me shume, here te tjera dicka me pak. Por kurre deri me tani nuk na ishte vene ne tavoline nje fature prej me shume se 2 miliarde eurosh. Eshte e papranueshme, eshte nje menyre veprimi pak te thuhet tronditese”, thotë Cameron.

Një dite me pare, ne mbyllje te samitit te krereve te shteteve dhe qeverive europiane, kancelarja Angela Merkel shprehur bindjen se per faturen e Londres, mund te gjendet nje zgjidhje.

“Perllogaritje jane te sakta e nuk ka vend per dyshime. Sigurisht qe duhen pare me kujdes pabarazite dhe arsyet perse dallimet jane kaq te medha. Por mendoj se ministrat e Financave duhet te gjejne nje zgjidhje per kete situate. Mesa kuptova une, David Cameron nuk tha se nuk do te paguante, ishte thjesht i shqetesuar per periudhen e shkurter te kohes se lene ne dispozicion per shlyerjen e pageses”, tha Merkel.

Kërkesa e Bashkimit Europian per nje kontribut shtese te Londres u argumentua me rritjen pozitive te ekonomise britanike. Secili vend anetar duhet te paguaje detyrimet qe i takojne, deklaroi Lambsdorff duke shtuar se ne momentin qe GDP-ja rritet me shume se parashikimi, atehere eshte logjike qe dhe kontributi per buxhetin e komunitetit te jete me i larte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA