Aksioni i policisë për “ndihmën e shpejtë”

25/10/2014 00:00

Prej ditësh Policia Rrugore ka nisur kontrolle rigoroze dhe ndëshkime të
drejtuesve të automjeteve që nuk kanë kutinë e ndihmës së shpejtë në
makinën e tyre.

Kjo kerkese e menjehershme per kutine e ndihmes se shpejte, ndonese ekziston ne Kodin Rrugor nuk u shoqerua me pare me informimin e qyetareve, por direkt u ndeshkuan me gjobe, pa u treguar as se ku mund te drejtohen per ta blere kete pajisje.

Megjithate ky kontroll u duk i befte, por Mitat Tole, drejtor i Policisë Rrugore thotë se nuk bëhet fjalë për aksion, pasi ky është një kontroll rutinë.

Ndonese Policia Rrugore ka vershuar me gjoba, qytetaret te cilet nuk e kane kete paisje po kerkojne ta blejne edhe pse kutia e ndihmes se shpejte duhet te jete bashke me automjetin. Ne dyqane ku shiten pjese kembimi tregtohet edhe kutia e ndihmes se shpejte .

Kutia e ndihmës së shpejte shitet edhe neper farmaci edhe pse fluksi i gjobave ka rritur numrin e shitjeve dhe se farmacite tashme jane boshatisur.

“Ditët e fundit ka patur shumë kërkesa për kutitë e ndihmës së shpejtë e kjo ka bërë boshatisjen edhe të depove. Besojmë se në fillim të javës tjetër do të kemi furnizim me to”, thotë një farmaciste.

Ne Kodin Rrugor te hartuar ne vitin 1998, ne nenin 72 pika 3 germa e thuhet se automjetet duhet te pajisen me kutine e ndihmes se shpejte dhe ne piken 12 te saj. Cilido që qarkullon me një nga mjetet e lartpërmendura në këtë nen, në të cilin mungon ndonjë sistem, ose ky sistem nuk është në përputhje me aktet në zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.Por ndonëse ne Kod Rrugor ka ekzistuar qyetaret per here te pare po njihen me kete kerkese, e cila shoqerohet me ndeshkimin me gjobe .

Top Channel