Vajza që fle 22 orë në ditë

23/10/2014 00:00

Është e mundur të bësh një jetë normale nëse fle 22 orë në ditë? Për këtë duhet të pyesim Beth Goodierin, një vajzë britanike e cila vuan nga sindroma Kleine-Levin (KLS) dhe që gjatë periudhave të caktuara të patologjisë arrin të qëndrojë zgjuar vetëm 2 orë gjatë ditës.

Goodier nisi të vuante nga KLS-ja kur ishte 16 vjeç. Ja si shprehet ajo për BBC: “E kam kaluar gjysmën e jetës sime në shtrat. Të tjerët shkojnë në shkollë, në universitet apo në punë. Unë nuk mund të bëj asgjë nga këto. Jeta ime është pezull.”

Të prekurit nga KLS-ja mund të shkojnë në tualet, të pinë ujë apo të bëjnë gjëra të tjera që kanë lidhje me përditshmërinë, por nuk janë plotësisht zgjuar gjatë kohës që i bëjnë të tilla veprime. Kur zgjohen, nuk mbajnë mend asgjë.

Mendohet se janë rreth 1 000 persona në të gjithë botën që vuajnë nga kjo sëmundje e tipit neurologjik dhe 70% e tyre janë meshkuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB