Në gjyq gardianët vrasës të Karelit

23/10/2014 00:00

Këshilli Gjyqësor i qytetit të Serresit ka vendosur që të çojë në gjyq
13 rojet e burgut grek të Nigritës që përballojnë akuzën për
bashkëfajësi në aktet barbare të torturave me të cilat kanë shkaktuar
vdekjen e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli, në marsin e kaluar.

Ne dekretin me numer 189/2014, qe eshte publikuar, theksohet se 13 gardianet,6 te arrestuar dhe 7 qe po hetohen ne gjendje te lire, do te gjykohen per keto akte, ndersa bashke me ta ne banken e te akuzuarve do te jete edhe ish-drejtori i ketij institucioni pentenciar  qe përballet me veprën penale të nxitjes se aktit dhe te mbeshtetjes se fajtoreve.

Këshilli gjyqësor qe pritet pas disa javesh te jape edhe daten e fillimit te gjyqit ka perjashtuar nga akuza dy roje te tjera te burgut, qe jane akuzuar ne fillim per kete çeshtje, pasi sipas dekretit “nuk u gjetën prova të mjaftueshme të fajit kundër tyre.”

Gjithashtu nga anetaret e ketij Keshilli eshte refuzuar kerkesa e gjashtë gardianeve te arrestuar per t`u liruar  pasi ne aktakuzen ndaj tyre theksohet qarte se “ne se ata lirohen, ka gjasa te kryejne krime te tjera”.

Sipas dekretit ne fjale “i burgosuri shqiptar Kudret Kume i njohur si Ilia Kareli, i cili ne 25 mars te 2014 ka plagosur per vdekje Jorgo Tsironin, nje roje ne burgun e Malandrinos,eshte transferuar tre dite me pas ne burgun e Nigrites.

Gjate mberritjes se tij dhe gjate qëndrimit në zonën e pritjes prej ores 15.55 deri 18:32, kur eshte cuar edhe ne qeline e tij, rojet e e burgut te Nigrites kane ushtruar mbi te tortura në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme duke dashur ta ndeshkojne per vdekjen e kolegut te tyre.

Rezultat i ketyre veprimeve ishte te shkaktojne tek ai demtime te shumta dhe te renda trupore si dhe  thyerje te brinjeve te kafazit te kraharorit. Kjo frakturë dhe aktet e torturave te vazhdueshme, kane shkaktuar pas disa oresh vdekjen e Ilia Karelit. Çështja Kareli ka shkaktuar nje termet reagimesh nga shtypi grek,por edhe nga qarqet politike dhe sociale per sistemin penitenciar kaq te kritikuar te Greqise, sidomos per faktin e keqtrajtimit te te huajve qe vuajne denimet ne burgjet e vendit.

Top Channel