E zë pema, humb jetën 57-vjeçari

21/10/2014 00:00

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar për vdekje teksa priste dru në pyll, në qarkun e Korçës.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Bofje, ku 57-vjeçari është zënë poshtë nga pema që po priste.

Nga kontakti me familjarët ka rezultuar se viktima kishte shkuar në pyll për të prerë dru për ngrohje, për shkak të ftohjes së motit.

Top Channel