Nis rehabilimi i lumit “Tirana”

18/10/2014 00:00

Lumi i Tiranës do të jetë parku blu dhe i gjelbër më i madh i
kryeqytetit ka deklaruar kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha gjatë
inspektimit të punimeve që po kryhen për pastrimin e tij, i cili deri me
sot është njohur si një bombë ekologjike e Tiranës, për shkak të
mbetjeve urbane dhe kanalizimeve të ujërave të zeza që derdhen në të.

Zgjerimi dhe rehabilitimi i lumit Tirana i cili eshte pjese e  projektit te Bulevardit të madh, në fazën e parë parashikon heqjen e mbeturinave te nje periudhe 30-vjeçare dhe ndertimin e kolektoreve te kanalizimeve te ujerave te zeza. Ndersa ne fazën e dytë do të realizohet gjelbërimi dhe krijimi i parqeve në të dy anet e tij.

Kryebashkiaku Basha tha se me fondin e Abu Dabit,pjese e financimit te behen edhe 1.5 km te tjera te gjatesise se lumit, duke e çuar ne 8.5 gjatesine lumit ku do te nderhyhet. Ne projekt eshte parashikuara edhe parandalimi i përmbytjeve qe shkaktoheshin deri nje vit me pare nga vershimi i lumit.

Kreu i Bashkise i kerkoi Qeverise te heqe dore nga bllokimi, qe sipas tij i jane bere projekteve te rendesishme te kryeqyetit siç eshte zgjatimi i bulevardit te ri.

Top Channel