Tepelenë, spitali pa pacientë

15/10/2014 00:00

Spitali i Tepelenës me 171 të punësuar vuan mungesën e mjekëve
specialistë, ndërsa trajton një numër minimal pacientësh që nuk
justifikon eficencën e tij.

Spitali ka punësuar me kontrata të vecanta 3 mjekë në pension mes të cilëve një pediatër. Ne spital jane 88 shtretër dhe 171 punonjës dhe ne gjashte muajt e pare te ketij viti ka pasur një xhiro të zënies së shtratit prej 5,2 shtretërish një numër që sipas edhe drejtueses Ediola Braha është mjaft i ulët për kostot e larta të funksionimit të spitalit të Tepelenës dhe atij të Memaliajt.

Një pjesë e madhe e pacientëve sidomos ata të lidhur me rastet e rënda të aksidenteve, sëmundjeve të sistemit kardiak, dhe rastet që kërkojnë diagnostifikim të specializuar zhvendosen vazhdimisht drejt spitalit të Gjirokastrës.

Nga korridoret e zbrazët të spitalit duket qartë se pacientët preferojnë ti drejtohen menjëherë spitalit të Gjirokastrës për të mos humbur kohë. Janë të paktën tri spitale të tillë në jug të vendit që kryejnë funksionet e qendrave të thjeshta e të zakonshme shëndetsore por që prodhojnë një kosto marramendëse për buxhetin e shtetit, kosto që mund të perfeksiononte shërbimin në qendrat e mirefillta spitalore.

Top Channel