Vlorë, rruga e unazës në gjendje të keqe

14/10/2014 00:00

Rruga që përshkon unazën e qytetit të Vlorës e amortizuar totalisht dhe në gjendje skandaloze.

Nga viti në vit kjo rrugë është kthyer në një gangrene për banorët e zonës, por dhe për mjetet të cilat janë të detyruar të qarkullojnë në këtë aks, pasi është një zonë mjaft e banuar.

Por një shqetësim akoma më shumë  sjellë kjo rrugë për nxënësit e shkollave, pasi aty ndodhen dy shkolla dhe një kopsht. Femijet thone se gjendja keqësohet në ditët me shi, pasi është e pamundur për të ardhur në shkollë. Sipas mësuesve, në ditët me shi në shkollë mungojnë më shumë se gjysma e nxënësve.Prej vitesh është premtuar për rregullimin dhe sistemimin e këtij aksi, por asnjë gjë nuk është bërë deri tani.

Top Channel