Turizëm, jo vetëm në verë

14/10/2014 00:00

Tirana, por dhe shumë qytete të vendit janë duke pritur një numër të
madh turistësh edhe tani, në këto ditë të ngrohta vjeshte çka tregon se
edhe në Shqipëri sezoni turistik nuk mbyllet vetëm në tre muajt e verës.

Në Ministrinë e Turizmit thonë se ky eshte synimi i tyre qe Shqiperia te radhitet nder vendet me turizem gjithëvjetor.

“Do të doja të theksoja që Shqipëria, në tërësi është një vend që ka potenciale shumë të larta dhe mundësi për të patur një turizëm gjithëvjetor. Ky është synimi dhe vizioni ynë ku duam ta çojmë zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Këtë vit kemi një zgjatje të periudhës ku turistët vijnë, jo vetëm në verë, por edhe me periudhën shtator-tetor. Eshtë një sfidë, e cila duhet menaxhuar”, thotë Sonia Popa, drejtore e Zhvillimit të Turizmit në Ministrinë e Turizmit.

Popa shpjegon se per te pasur turiste ne çdo stine te vitit duhet nje bashkepunim me organet vendore dhe bizneset per ta bere Shqiperine terheqese per turistet ne çdo kohe. Por nga ana tjeter duhet nxitur edhe turizmi i brendshem, pasi jane te shumte ata qe nuk dine ose nuk kane vizituar qytetet tona turistike.

“Ne do ta përgatisim disa produkte të tjera, që nuk kanë të bëjnë me detin dhe me verën, por me malin dhe dimrin. Ne duam të ofrojmë disa shërbime të tjera që e zgjasin turizmin. Duhet një bashkëpunimin me qeverisjen vendore, por edhe me biznese të ndryshme”, sqaron Popa.

Per here te pare Ministria e Turizmit organizon ne Tirane konferencen nderkombetare me pjesemarrjen e kreut te Organizates Botetore te Turizmit dhe ministrave te vendeve te rajonit per te diskutuar mbi menyrat e menaxhimit te turizmit gjithe vjetor .

Top Channel