Rishfaqet në publik Kim Jong-un

14/10/2014 00:00

Pas plot 40 ditësh, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Lajmi është njoftuar nga agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut.

Mungesa e udhëheqësit në ngjarjet zyrtare ndezi një seri spekulimesh mbi shëndetin e tij, sidomos të premten e kaluar kur ai nuk mori pjesë në përvjetorin e 69-të të themelimit të Partisë së Punëtorëve.

Sipas medias koreano-jugore, Kim Jong-un vizitoi Institutin e Energjisë së Akademisë së Shkencave të sapondërtuar. Ajo që binte në sy ishte se “lideri i dashur” teksa ecte mbante edhe një bastun.

Pavarësisht se pamjet u publikuan ditën e martë ende nuk është e qartë se në cilën ditë është bërë vizita. Ndërsa të hënën, ambasadori i Koresë së Veriut në Britani tha se lideri i vendit ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të mos dyshojë askush për këtë”, tha diplomati i vendit komunist për BBC, pavarësisht se lideri nuk shfaqej në publik që prej 3 shtatorit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel