Motra e pengut britanik, apel xhihadistëve

14/10/2014 00:00

Motra e pengut britanik, John Cantlie, i cili mbahet i burgosur nga militantët e ISIS, i ka bërë apel xhihadistëve për të dialoguar me familjarët e gazetarit.

Jessica Cantlie, tepër e shqetësuar, lutet për krijimin e kontakteve. Reagimi i saj ka ardhur pas publikimit të një video ku shfaqej 43-vjeçari, duke thënë se është në pritje të ekzekutimit.

Në deklaratën e saj Jessica ka thënë: “Jam motra e John. Po flas në emër të babait, i cili është i paaftë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Nuk është e vërtetë që ne nuk kemi pasur kontaktuar me John, por lidhjet u ndërprenë për arsye tuajat. Ju përgjërohem që të rinisim bisedimet në kanalin që ka qenë i hapur më parë”, ka thënë Jessica.

Gazetari britanik, John Cantlie është përdorur nga militantët e ISIS për propagandë në një seri videosh kritike të Perëndimit.

Ndërkohë, 12 trajnues të ushtrisë britanike kanë mbërritur në Erbil të Irakut për të ndihmuar luftëtarët kurdë në operacionet e ndërmarra ndaj ISIS.

John Cantlie është kapur rob edhe dy herë të tjera më parë në Siri. Ai u rrëmbye në korrik të vitit 2012, ku qëndroi me duar e sy të lidhur për një javë derisa u shpëtua nga Ushtria e Lirë siriane. Gjithashtu ai u rrëmbye edhe në fund të vitit 2012, sapo ishte kthyer në Siri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta